Politikë

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

Shkruar nga Liberale

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10

Gaz Bardhi ka reaguar me ironi pas rinumërimit në Fier, ku humbi mandatin Zegiine Caushi.

Rinumërimi në Qarkun e Fierit solli një ndryshim sa i përket shpërndarjes së mandateve brenda Partisë Socialiste.
Zegjine Çaushi, kandidatja që u bë virale në rrjetet sociale për shkak të “përplasjes” me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, humbi mandatin me 10 vota diferencë përballë Maldrita Bardhos.
Çaushi pas rinumërimit rezultoi se kishte 48 vota të pamerituara, pra në total 4026 vota. Bashkëngjitur edhe votat e diasporës, 600 të tilla, numri total shkoi në 4626 vota për të.

Por nga ana tjetër, Maldrita Bardhos i ishin hequr padrejtësisht 26 vota. Nga kutitë e hapura rezultoi se kishte 3.616 vota në total. Ato që i hapën “derën e fitores” ishin 1.020 votat e diasporës. Në total për Bardhon u bënë 4.636 vota, pra 10 më shumë se Çaushi, por mjaftueshëm për t’i marrë mandatin.

Zegjine Çaushi mori vëmendjen gjatë fushatës elektorale për 11 majin pas ironive me Gazment Bardhin në rrjetet sociale.
“Gazooo, ome ku je?!”, ishte shprehja e saj në disa nga videot që publikonte.

Reagimi i Gaz Bardhit pas rinumërimit:

Rinumurimi në Fier konfirmojë që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!

Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura. Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH