Aktualitet

E Ngarkuara me Punë e SHBA i shkon në zyrë Dumanit, takime edhe me disa prokurorë të tjerë

Shkruar nga Liberale

E Ngarkuara me Punë e SHBA i shkon në zyrë  Dumanit, takime edhe

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim sot me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të tjerë që janë pjesë e këtij institucioni.

Gjatë këtij takimi zyrtarja e lartë vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm. 

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton ambasada e SHBA.

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH