Politikë

Berisha "ankohet"në Asamblenë e OSBE: Më ndihmoni që kombi im të votojë i lirë!

Shkruar nga Liberale

Berisha "ankohet"në Asamblenë e OSBE: Më ndihmoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë, lideri i PD ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër farsës elektorale, si në diktaturë.

Gjatë fjalës së tij Berisha i bëri thirrje Asamblesë së OSB që të ndihmojë qytetarët e vendit tonë të votojnë të lirë.

“Mendoj se situata jonë është një situatë e veçantë. Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë. Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar:
– Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR (Gjithçka që ju përmenda është e shkruar në raportin paraprak të ODIHR).

– Së dyti, iu bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pa zbatuara për shkak të mungesës së vullnetit të narkoqeverisë”, u shpreh kreu i PD-së.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
    42%
  • Jo!
    58%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH