Globi

12 vjeçari në koma pas sfidës online, mjekët dhe gjykata vendosin për vdekjen e tij, e ëma i refuzon

Shkruar nga Liberale
12 vjeçari në koma pas sfidës online, mjekët dhe gjykata

Nëna e 12-vjeçarit Archie Battersbee, i cili aktualisht është në vdekje klinike, ka dhënë intervistën e saj të parë të plotë, që nga tragjedia e të birit.

Nëna e Archie, Hollie Dance thotë se djali i saj kishte pësuar dëmtim të trurit gjatë një incidenti në shtëpi, pas një sfidë në internet. Ai u gjet pa ndjenja i lidhur me një litar në fyt.

Një gjykatës i gjykatës së lartë pas rekomandimit të mjekëve vendosi që trajtimi mjekësor i Archie-t duhet të ndërpritet.

Mjekët e Spitalit Mbretëror të Londrës thanë se ishte 'shumë e mundshme' që 12 vjeçarit t’i kishte 'vdekur edhe truri'.

Pavarësisht se gjykatësi vendosi që trajtimi për të mbajtur ende në jetë Archie duhej ndërprerë, nëna e tij e ka refuzuar vendimin, - raporton Daily Mail.

Hollie, nga Southend-on-Sea, Essex, tha: "Më thanë që djali im nuk do të kalonte dot natën kur ai mbërriti në spital. Megjithatë ja ku është dhjetë javë më vonë. Ai është një luftëtar dhe po lufton betejën e jetës së tij. Si mund të mos luftoj edhe unë tani bashkë me të”, thotë ajo.

[gallery ids="1248271,1248272"]

E ëma beson se pavarësisht se djalit nuk i japin më asnjë shpresë jete, por mbahet në jetë me aparatura, ajo beson se ai do t’i dalë.

“Gjithçka që kemi kërkuar është koha. Njerëzit qëndrojnë në koma për muaj të tërë, por spitali donte ta shpallte djalin tim të vdekur pas vetëm tre ditësh, kur ai ishte ende nën sedacion”.

Nëna e Archie-t, Hollie Dance, thotë se djali i saj kishte pësuar dëmtim të rëndë të trurit gjatë incidentit, pas një loje sfidë në internet që po dëmton fëmijët kudo në botë.

“Archie duhet trajtuar si një pacient i gjallë derisa të vërtetohet plotësisht se nuk është më në jetë – dhe skanimi MRI ku ata janë mbështetur nuk është provë”, thotë e ëma.

“Ajo që di është se një djalë që mund të më shtrëngojë ende dorën nuk e ka trurin e vdekur. Unë u kërkoj nënave të mos bëjë të njëjtën gjë nëse do të ishin në situatën time”.

“Mos më keqkuptoni, kam derdhur shumë lot”.

“Por më është dashur të shkëputem emocionalisht në mënyrë që të luftoj për Archie. Është mënyra e vetme që mund ta përballoj dhimbjen. Përndryshe do ta zhgënjej atë dhe nuk mund ta bëj këtë.”

Hollie po mbështetet nga bashkëshorti i saj i dytë, Paul Battersbee, me të cilin ishin martuar 10 vjet më parë.

Edhe pse çifti u nda kur Archie ishte gjashtë vjeç, ata janë bashkuar gjatë traumës aktuale. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH