Aktualitet

Zbulohen 170 raste të vjedhjejes së energjisë elektrike

               Publikuar në : 16:20 - 27/10/21 liberale

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, thotë zyrtarisht për Euronews Albania se gjatë 1 jave kanë ushtruar 7486 kontrolle në rang vendi ku janë konstatuar 170 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë po zhvillohet në zonat e identifikuara me humbje të konsiderueshme në rrjetin elektrik.

Gjatë 2 javëve aksion 115 persona kanë përfunduar nën akuzë, disa të hetuar në gjendje të lirë e disa të arrestuar.

Vjedhja e energjisë duket se ishte harruar si vepër penale gjatë viteve të fundit ndërsa tashmë do të jetë prioritet pas shpalljes së emergjencës më 3 tetor.

Sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës, dënimet për vjedhje energjie janë ulur me 20 herë gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2016 ose e thënë ndryshe 95% më pak.

Prej fillimit të tetorit, policia është orientuar ta ketë prioritet vjedhjen e energjisë ndërsa nga dosjet e mbërritura në gjykatë, shumica dërmuese e të ndaluarve janë abonentë familjarë në kushte të vështira ekonomike.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back