Aktualitet

Yuri Kim i jep shpjegim takimit, Rama-Biden

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, teksa ishin të shoqëruar nga bashkëshortet.

Foton e takimit e postoi vetë kryeministri në Facebook, ku krahas saj shkroi: Fotoja e ditës.

Ambasadorja e SHBA në vend, Yuri Kim, foli rreth takimit të kryeministrit Rama me presidentin amerikan Joe Biden në New York, pak momente pas publikimit të fotos zyrtare nga ana e kreu të qeverisë shqiptare.

“Joe Biden dhe Edi Rama janë në New York këtë javë, së bashku me liderë të tjerë botërore në kuadër të takimeve të OKB-së. Si pjesëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kemi përgjegjësinë që të adresojmë sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj një shteti sovran, Ukrainës”, shkroi Ambasadorja e SHBA, në Twitter. /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH