Aktualitet

Vjedhja te Ministria e Brendshme, reagon policia: Ja çfarë morën autorët

Shkruar nga Liberale
Vjedhja te Ministria e Brendshme, reagon policia: Ja çfarë

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me vjedhjen e ndodhur në parkun e Ministrisë së Brendshme.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit disa pajisje elektrike, të dala jashtë përdorimit, që ishin gati për t’u asgjësuar.

"Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar", njofton policia.

Sakaq theksohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” ./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH