Aktualitet

Video/ "Të bëhet pjesë e UNESCO-s", për çfarë e ka fjalën Meta

Shkruar nga Liberale

"E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë", kështu shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

Kreu i Shtetit rrëfen se dje ka marre pjesë në Koncertin recital "Me vallet më të bukura të Tropojës" të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj.

Ndërsa shkruan se Kcimi i Tropojës e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

"E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.

Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital "Me vallet më të bukura të Tropojës" të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.

Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

1000 vjet valle TR❤POJE! ???", shkruan Meta teksa publikon edhe një video. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/756518084781378/

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH