Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për të marrë pas telefonin dhe sendet

Shkruar nga Liberale.al

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të rikthyer sendet e sekuestruara nga SPAK, përfshirë telefonin celular.

Xoxa kishte bërë rekurs kundër vendimit të mëparshëm, por Gjykata nuk e ka pranuar atë, duke lënë në fuqi sekuestron.

Ajo po hetohet nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH