Aktualitet

E RËNDË në Durrës/ Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, vihet nën hetim mjeku

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Durrës/ Gruaja humb jetën gjatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një procedim penal ndaj mjekut 59-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH