Aktualitet

"Iku kur po notonte në pasionin e tij kryesor", Blendi Fevziu fjalë prekëse për ndarjen nga jeta të Artan Lames

Shkruar nga Liberale

"Iku kur po notonte në pasionin e tij kryesor", Blendi Fevziu

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Artan Lames, ku në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Lame ishte një “qytetar ‘par exellence’, historian i apasionuar, zyrtar model dhe një njeri plot energji e dëshirë për jetën”.

Fevziu shprehet se Lame iku i ri në botën tjetër, në kohën kur ishte duke u marrë me pasionin kryesor të tij.

“Iku kaq i ri, tamam atëherë kur ishte duke notuar në pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamujt, pjesë e koleksionit të tij të rrallë e mahnitës. Kam kaq shumë për të thënë për të, por në këtë moment të parë shokues mund të them vetëm kaq: U prehsh në paqe, Artan”, shkruan Fevziu.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH