Aktualitet

Mjeku reagon pas vdekjes së pacientes në spitalin privat në Durrës: Operacioni shkoi mirë, por ajo pësoi infarkt të papritur

Shkruar nga Liberale.al

Mjeku reagon pas vdekjes së pacientes në spitalin privat në

Mjeku Ilir Shani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një spital privat në Durrës, ku ndërroi jetë një paciente 54-vjeçare, Valbona Xha Zejno, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas mjekut, operacioni për ngushtimin e stomakut u krye më 20 maj 2025 dhe përfundoi me sukses. Pacientja, sipas tij, pas operacionit ishte në gjendje të mirë, lëvizte dhe komunikonte normalisht.

Por mëngjesin e 21 majit, vetëm një ditë pas ndërhyrjes, ajo pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm për shkak të një infarkti të rëndë dhe humbi jetën brenda pak minutash. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga stafi mjekësor, ajo nuk mundi të shpëtohej.

Mjeku ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen e të ndjerës dhe theksoi se pacientja ishte edhe një e njohur e afërt e tyre. Ai tha gjithashtu se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

"Jemi të pikëlluar dhe ndjejmë dhimbjen e familjes. Do të jemi transparentë dhe të gatshëm të japim çdo informacion për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie", u shpreh mjeku Shani.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH