Në qytetin Gubbio të Italisë, karabinierët kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë duke shitur kokainë një qytetari italian.
Policia kishte vënë re lëvizjet e çuditshme të shqiptarit dhe vendosi ta vëzhgonte nga afër. Gjatë ndjekjes, ata panë momentin kur ai i dorëzoi një dozë droge një personi tjetër.
Pas kontrollit personal dhe më pas në banesën e tij, policia gjeti rreth 40 gramë kokainë, të ndarë në 50 doza gati për shitje, mbi 3,000 euro para cash, pak hashash, peshore precize dhe materiale për paketimin e drogës.
Ai tani përballet me akuza për posedim dhe shitje të substancave narkotike, dhe autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ai është pjesë e një rrjeti më të madh.