Ekspertët globalë të arsimit të lartë QS Quacquarelli Symonds publikuan edicionin e 15 -të të renditjes së universiteteve botërore të QS sipas disiplinave (degëve në fakultete) , duke krahasuar mbi 21,000 oferta akademike, të marra nga studentë në më shumë se 1700 universitete dhe territore në botë.
Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 3,245 aplikime të renditura dhe 32 nga 55 disiplina, me Harvardin që mban vendin e parë në 19 disiplina dhe MIT që kryeson në 12 disiplina. Mbretëria e Bashkuar mban vendin e dytë me 1,883 aplikime dhe kryeson në 18 disiplina. Cambridge kryeson në katër disiplina dhe Oxford tre, si dy universitetet më të përfaqësuara britanike, me dëgë speficike.
Kina kryeson për numrin e pranimeve të reja. Pekini dhe Tsinghua si universitete fitojnë nga dy vende të para në disiplina të ndryshme ndërsa shtatë nga 10 universitetet më të përmirësuara në botë janë kinezë.
Në Australi, Universitetet e Melburnit dhe Sidneit renditen ndër 100 më të mirët në botë në 52 nga 55 disiplinat kryesore në botë. Zvicra krenohet me “ETH Zurich” që mban vendin e parë në një disiplinë, ndërsa Hong Kongu ka një nga universitetet që ka pasur përmirësimin më të dukshëm në botë.
Singapori vazhdon të shkëlqejë, me 30% të hyrjeve që sigurojnë pozicionet e Top-10, përqendrimi më i lartë në botë. KFUPM nderon rajonin arab , duke u renditur në vendin e pestë për Inxhinierinë e Naftës. Brazili kryeson Amerikën Latine me 333 hyrje nga 31 universitete, të udhëhequra nga Universidade de Sao Paulo, e renditur në vendin e nëntë në Inxhinierinë e Naftës dhe të 13-tin në Stomatologji.
Dymbëdhjetë hyrje nga nëntë institucione indiane janë në 50 më të mirat e udhëhequra nga Inxhinieria e Minierave kurse universitetet kanadeze shkëlqejnë në Inxhinieri dhe Shkenca Biologjike. Universiteti i Torontos renditet në Top-50 në 46 lëndët kryesore në botë.
Këtë vit në renditjen QS janë 56 universitete italiane me 632 renditje në 55 disiplinat akademike të analizuara. Krahasuar me vitin e kaluar, 40% e pozicioneve italiane në renditje kanë mbetur të qëndrueshme, 12% kanë shënuar përmirësim ndërsa 37% kanë pësuar rënie.
Performanca e universiteteve italiane ka pësuar një rënie prej 25 për qind, ose siç vërejnë ekspertët shumë universite në vendet perëndimore po bien në rënditjen globale më tepër nga efekti masiv i rezultateve të universiteteve aziatike që kanë disa vite që përmirësohen.
Në nivel global, Italia renditet e shtata për nga numri i hyrjeve në renditje dhe numri i universiteteve të renditura. Ndër vendet e Bashkimit Evropian të përfshira në këtë studim, ajo zë vendin e dytë për nga renditja e përgjithshme, pas vetëm Gjermanisë. Për nga përsosmëria, Italia renditet e dyta për nga numri i pozicionimit në Top 10 disiplina, me shtatë pozicionime (një më pak se vitin e kaluar), një më shumë se Franca (6), menjëherë pas Holandës, në krye me 14 pozicionime, dhe në nivel global ia kalon Gjermanisë dhe Japonisë me katër pozicione (3 vende secila).
Për të pestin vit radhazi , Sapienza ka konfirmuar pozicionin e saj si fakulteti më i mirë në Studimet Klasike, i ndjekur nga afër për herë të parë jo nga rivalët e Oksfordit dhe Kembrixhit, por nga universiteti i ri kinez i Pekinit.
Renditja e QS fokusohet kryesisht në reputacionin që gëzon një universitet midis profesorëve dhe studiuesve në universitete të tjera dhe midis punëdhënësve. Një kriter më "subjektiv" se renditjet e tjera, i cili ka ngritur disa kritika në të kaluarën, edhe sepse ekspertët e QS mund të ofrojnë konsulencë për universitetet për t'i ndihmuar ata të përmirësojnë rezultatet e tyre. Megjithatë, renditja është vendosur si një nga mjetet më të përdorura nga studentët kur zgjedhin një fakultet.
Rezultatet globale tregojnë se universitetet amerikane konfirmojnë epërsinë e tyre në 32 disiplina, pothuajse dyfishi i asaj të konkurrentit më të afërt ndërkombëtar, Mbretërisë së Bashkuar, me 18 disiplina. Universiteti i Harvardit është institucioni me performancën më të lartë në botë, teksa renditet në vendin e parë në 19 disiplina. Më pas vjen MIT, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i cili udhëheq në 12 disiplina.
Sa i përket mënyrës së përpilimit të renditjes, janë marrë në konsideratë 1700 universitete në 100 vende dhe territore. Renditja totale përfshin 55 disiplina dhe pesë fusha studimi: Artet dhe Shkencat Humane, Inxhinieri dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës, Shkencat e Natyrës, Shkenca Sociale dhe Menaxhimi, dhe bazohen në pesë tregues: reputacionin akademik, bazuar në opinionin e 144,000 profesorëve, reputacionin midis punëdhënësve (98,000 menaxherët e punësimit, burimet njerëzore dhe talentet e menaxherëve), H-index, si dhe rrjeti ndërkombëtar i kërkimit.
Renditja e universiteteve botërore QS sipas disa prej disiplinave kryesore, 2025
Artet dhe Shkencat Humane:
1) Universiteti i Harvardit;
2) Universiteti i Oksfordit;
3) Universiteti i Kembrixhit.
Inxhinieri dhe Teknologji:
1) Instituti i Teknologjisë në Massachusetts;
2) Universiteti i Oksfordit;
3) Universiteti i Stanfordit.
Shkencat e Jetës dhe Mjekësia:
1) Universiteti i Harvardit;
2) Universiteti i Oksfordit;
3) Universiteti Johns Hopkins.
Shkenca Natyrore:
1) Universiteti i Harvardit;
2) Instituti i Teknologjisë në Masaçusets;
3) Universiteti i Oksfordit.
Shkenca Sociale dhe Menaxhimi:
1) Universiteti i Harvardit;
2) Universiteti i Oksfordit;
3) Universiteti i Stanfordit.
Klasikët dhe Historia (Artet dhe Shkencat Humane):
1) Universiteti Sapienza i Romës;
2) Universiteti i Oksfordit;
3) Universiteti i Kembrixhit;
4) Universiteti i Heidelbergut;
5) Scuola Normale Superiore;
6) Universiteti Durham;
7) Universiteti Humboldt i Berlinit;
8) Universiteti Ludwig Maximilian në Mynih;
9) Universiteti i Harvardit;
10) Universiteti i Pekinit.
Arkitektura & Mjedisi (Artet dhe Shkencat Humane):
1) UCL;
2) Instituti i Teknologjisë në Masaçusets;
3) Universiteti i Teknologjisë në Delft;
4) ETH Cyrih;
5) Shkolla e Arkitekturës në Mançester;
6) Universiteti i Harvardit;
7) Universiteti Politeknik i Milanos;
8) Universiteti Tsinghua;
9) Universiteti Kombëtar i Singaporit;
10) Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.
Art dhe Dizajn ( Arte dhe Shkencat Humane) :
1) Kolegji Mbretëror i Artit;
2) Universiteti i Arteve në Londër;
3) New School, New York City dhe Paris;
4) Shkolla e Dizajnit Rhode Island (RISD);
5) Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT);
6) Universiteti Politeknik i Milanos;
7) Instituti Pratt;
8) Universiteti Aalto;
9) Shkolla e Institutit të Artit të Çikagos;
10) Akademia e Dizajnit Eindhoven.
Inxhinieri - Civile dhe Strukturore (Inxhinieri dhe Teknologji):
1) Instituti i Teknologjisë në Massachusetts;
2) ETH Cyrih;
3) Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS);
4) Universiteti i Kalifornisë, Berkeley (UCB);
5) Universiteti Tsinghua;
6) Universiteti i Teknologjisë në Delft;
7) Universiteti i Stanfordit;
8)Universiteti i Kembrixhit;
9) Universiteti Teknologjik Nanyang, Singapor (NTU Singapore);
10) EPFL – Shkolla Federale Politeknike e Lozanës;
11) Imperial College London;
12) Universiteti i Oksfordit;
13) Universiteti Politeknik i Milanos.
Inxhinieri - Mekanike (Inxhinieri dhe Teknologji):
1) Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT);
2) Universiteti i Stanfordit;
3) Universiteti i Kembrixhit;
4) Universiteti Teknologjik Nanyang, Singapor (NTU Singapore);
5) Universiteti i Harvardit;
6) ETH Cyrih;
7) Universiteti Tsinghua;
8)Universiteti i Oksfordit;
9) Imperial College LondonImperial College London;
10) Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS);
11) Universiteti i Kalifornisë, Berkeley (UCB);
12) Universiteti Politeknik i Milanos.