Sport

Topi i Artë 2025/ Ceremonia mbahet në Paris, ndryshojnë edhe kriteret

Shkruar nga Liberale.al

Topi i Artë 2025/ Ceremonia mbahet në Paris, ndryshojnë edhe

France Football ka njoftuar se ceremonia e ndarjes së Topit të Artë për vitin 2025 do të zhvillohet më 22 shtator, në Teatrin Chatelet të Parisit.

Këtë vit, çmimi i famshëm do të vijë me disa ndryshime. Sipas gazetës L’Équipe, janë përditësuar kriteret që do të merren parasysh për të shpallur fituesin.

Më parë, Topi i Artë vlerësonte performancën individuale, ndikimin në ndeshje dhe stilin e lojës. Tani, kriteret janë:

Performanca personale dhe ndikimi në lojë
Suksesi me ekipin (titujt e fituar)
Sjellja sportive dhe loja e ndershme
Vitin e kaluar, Topin e Artë e fitoi Rodri nga Manchester City, duke befasuar shumë, pasi favorit ishte Vinicius Jr.

Disa nga emrat më të përmendur si kandidatë janë: Mohamed Salah, Ousmane Dembele, Lautaro Martinez, Raphinha dhe talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH