Modelja e njohur Bella Hadid është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, këtë herë me një ndryshim të madh në pamjen e saj. Ajo u shfaq më 12 maj me flokë bjonde, duke surprizuar të gjithë, pasi për shumë vite ishte e njohur për flokët e saj kafe.
Bella zgjodhi një stil të thjeshtë dhe elegant – një topuz i rregullt, një korse të bardhë dhe pantallona të njëjta, që i dhanë një pamje moderne dhe të rafinuar.
Në një postim në Instagram, pak para festivalit, Bella ndau një foto ku tregoi për herë të parë flokët bjonde. Edhe pse nuk është hera e parë që eksperimenton me këtë ngjyrë, kësaj here duket se e ka përqafuar plotësisht stilin e ri.
Bella Hadid ka qenë një nga figurat më të spikatura të festivalit ndër vite. Një nga momentet më të paharrueshme ishte në vitin 2021, me një fustan të veçantë nga Schiaparelli. Por jo gjithmonë është ndjerë mirë me zgjedhjet e saj. Ajo ka thënë se është ndjerë në siklet për fustanin e kuq që kishte veshur në vitin 2016, duke u shprehur se “nuk e përfaqësonte aq shumë”.