“Pse laburistët duhet të formojnë qeverinë e ardhshme”, shtron pyetjen “The Ecobomist”
Nuk mund ta dimë kurrë nga kjo fushatë me fuqi të ulët, se çfarë do të ndodhë.
Pas 14 vjetësh sundimi konservator, Britania është në prag të një fitoreje të madhe laburiste saqë e majta mund të thyejë edhe rekorde.
Asnjë parti nuk pajtohet plotësisht me idetë që The Economist i ka aq të dashura. Konsensusi ekonomik në Britani është larguar nga vlerat liberale – ashtu si tregtia e lirë, zgjedhja individuale dhe kufizimet ndaj ndërhyrjes së shtetit.
Por zgjedhjet janë zgjedhja më e mirë në dispozicion dhe kjo është e qartë.
“Nëse do të kishim një votim më 4 korrik,” – thotë në analizën kryesore the Economist, - ne gjithashtu do të zgjidhnim laburistët, sepse ata kanë shanset më të mëdha për të trajtuar problemin më të madh me të cilin përballet Britania: një mungesë kronike dhe dobësuese e rritjes ekonomike”.
Merrni në konsideratë së pari alternativat. Mund t'i anwlizojmë disa prej tyre menjëherë. Partia Kombëtare Skoceze dëshiron të copëtojë Britaninë, jo ta drejtojë atë. Të Gjelbrit e bëjnë politikën studentore që të duket rigoroze. Reforma në mbretërinë e bashkuar, veshja e Nigel Farage, ofron një vizion të ethshëm, nativist të Britanisë që do të përshpejtonte vetë rënien që ajo thotë se po përpiqet të parandalojë”.
Kopertina e javës nga The Economist i dedikohet zgjedhjeve në Britaninë e Madhe, pas rë cilave parashikohet rikthimi i sigurt i së majtës në pushtet.
/Liberale.al/