Aktualitet

Unioni i Transportit Publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës dhe heqjen e aboneve

Shkruar nga Liberale
Unioni i Transportit Publik paralajmëron rritjen e çmimit të

Unioni i Transportit Publik u kërkon instancave shtetërore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimit subvencionues për vijueshmërinë e paketës anti-krizë.

Nëse paketa nuk vijon, Unioni thotë se mund të vijohet me rritjen e çmimit të biletës. Në rast se nuk ka reagim, Unioni thotë se operatorët nuk mund të ofrojnë abonetë për muajin gusht.

“Në vijim Unioni i Transportit Publik i kërkon instancave shtetërore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimit subvensionues për vijushmërinë e paketës antikrizë, ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës, për ta kthyer këtë shërbim rentabel!

Në rastë të mos reagimit operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale!", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH