Aktualitet

U arrestua dje, pritet masa e sigurisë për Aleksandër Gjokën

Shkruar nga Liberale
U arrestua dje, pritet masa e sigurisë për Aleksandër Gjokën

Ditën e djeshme policia e Tiranës njoftoi se këngëtari Aleksandër Gjoka ishte arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

"Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”", njoftoi policia.

Ndërkohë sot ai ka dalë para gjykatës së Tiranës e cila pritet të marrë vendim për masën e sigurisë ndaj këngëtarit.

Gjykata do marrë në shqyrtim kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e "detyrimit me paraqitje" për këngëtarin.

Prokuroria ka kërkuar që gjykata të vendosë detyrim paraqitje për këngëtarin i cili është arrestuar të hënën, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH