Showbiz

Na preku ZEMRAT! Luiz Ejlli fjalë të ndjera për LUNËN: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj!

Shkruar nga Liberale

Na preku ZEMRAT! Luiz Ejlli fjalë të ndjera për LUNËN: Jam

Këngëtari dhe njëherazi fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër të veçantë në rrjete sociale. Kjo pasi ai ka publikuar një foto me vajzën e tij të vogël, Lunën dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.

“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj”, shkruan Luizi, duke reflektuar mbi rolin e tij si prind. Ai shprehet se jeta i ka dhënë dhe marrë shumë, por lindja e vajzës ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka që i duhej.

“Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë”, përfundon ai, në një dedikim që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Na preku ZEMRAT! Luiz Ejlli fjalë të ndjera për LUNËN: Jam

Postimi i Luizit vjen si një dëshmi e lidhjes së tij të thellë emocionale me të vogën e tij, duke sjellë një tjetër anë të ndjeshme të artistit që ka fituar zemrat e publikut që prej pjesëmarrjes në BBV.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH