Globi

“A mund të keni pak mëshirë, fëmijët po vuajnë”/ Shefi i OBSH-së thirrje Izraelit: Ndalni sulmet në Gaza!

Shkruar nga Liberale

“A mund të keni pak mëshirë, fëmijët po

Mes lotësh kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.

Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme, shkruan France 24.

“Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin. Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH