Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ditën e sotme është rikthyer në Tropojë, në një turne falenderimesh me qytetarët në prag të largimit të saj nga vendi ynë.
Kim përveçse shijoi kafen në një nga lokalet e qytetit zhvilloi takime edhe me qytetarët, të cilët nuk nguronin ti afroheshin dhe ta takonin ambasadoren.
Gjatë fjalës së saj Kim tha se Tropoja është një nga vendet e saj më të pëlqyera dhe duke qenë se vjen na malësitë kur viziton Tropojën apo veriun e Shqipërisë i duket sikur është me familjen e saj.
“Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vij në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” ka deklaruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.