Kronikë

Tiranë/ Gjendet i pajetë në banesë, dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Gjendet i pajetë në banesë, dyshimet e para të

Pasditen e sotme një 60-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij, në Tiranë.

Policia dyshon se ai është vrarë me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë së kryeqytetit bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Agush Gjergjevica”.

“Rreth orës 18:55, në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri”, tha policia.

Blutë nuk saktësuan motivin e vetëvrasjes, apo nëse arma ishte me leje, ndërkohë ngjarja është nën hetim.

Grupi hetimor aktualisht po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH