Sport

Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Botërorin e Katarit, FIFA dënon Serbinë

Shkruar nga Liberale
Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Botërorin e Katarit, FIFA

FIFA dënoi Federatën Serbe të Futbollit me 50 mijë franga, për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë lëshuan vazhdimisht thirrje fyese ndaj shqiptarëve, kryesisht ndaj lojtarëve me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të zviceranëve, ku Xherdan Shaqiri ishte autori i golit të parë për Zvicrën.

Gjoba prej 50 mijë frangash, është dhënë për shkak të sjelljes së lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, thuhet në vendim.

Ishte dënimi i dytë i FIFA-s ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet anti-shqiptare në Botërorin në Katar. Më parë, FIFA e kishte dënuar federatën serbe me 20 mijë franga zvicerane për shfaqjen e flamurit diskriminues ndaj Kosovës në dhomat e zhveshjes së ekipit të Serbisë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH