Aktualitet

Tensionohet situata në Himarë, rezultat i ngushtë mes Belerit dhe Goros

Shkruar nga Liberale

Kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, kryeson me 2463 vota ose 50.73%. Nga ana tjetër, kandidati i PS-së, Jorgo Goro ka 2392 vota ose 49.27%.

Këto janë të dhënat më të fundit, që vijnë pasi janë numëruar 22 qendra votimi nga 36 që ka në total kjo bashki.

Më herët, është ndërprerë procesi i numërimit dhe simpatizantë të Fredi Belerit janë mbledhur nga ana e pasme e stadiumit duke qëndruar në pjesën ku po zhvillohet procesi i votimit.

Sipas KLan News, në momentet e para ata kanë filluar të festojnë sepse në kutitë që kanë mbetur ata pretendojnë se janë kuti të bastionit të fundit dhe ata po pretendonin fitoren, ndërkohë që ka pasur një tensionim të situatës për faktin se numëruesit e PS-së kërkuan kohë dhe kërkuan pushim dhe ka pasur diskutime mes të gjitha palëve.

Më pas procesi i numërimit të votave ka nisur normalisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH