Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Thatë, ku një grua i dha fund jetës duke vrarë veten.
Mësohet se 38-vjeçarja, e identifikuar si Erelina Xh., u gjet e vetme në automjet, me një plagë të shkaktuar me armë zjarri, që i kishte shkaktuar edhe vdekjen. Ajo ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit dhe paraprakisht dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Nuk dihet nëse arma e krimit u gjet pranë saj, teksa priten detaje të mëtejshme nga policia.