Aktualitet

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashkimi i MOTIT për këtë të premte

Shkruar nga Liberale

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashkimi i MOTIT për këtë

Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë, minimalet do të ulën deri në 6°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 23°C

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH