Globi

Google ndryshon logon pas një dekade

Shkruar nga Liberale

Google ndryshon logon pas një dekade

Përdoruesit e iPhone dhe Android mund të kenë vënë re një ndryshim në aplikacionin e Google.

Shkronja “G” nuk është më me blloqe ngjyrash, por me një përzierje graduale të tyre. Ky është ndryshimi i parë madhor në logon e Google në të paktën një dekadë.

Hera e fundit kur gjiganti i teknologjisë përditësoi logon ishte në shtator të vitit 2015 kur i hoqën lakimet shkronjave. Gjithashtu shkronja “G” u kthye në të madhe sepse njerëzit po përdornin gjithnjë e më shumë ekrane të vegjël.

Këtë herë ndryshimi e vendos logon në të njëjtën linjë dizajni me “chatbot”-in e Inteligjencës Artificiale,  Gemini.

Në përditësimin e fundit për përdoruesit iOS dhe Android ndryshimi duhet të shfaqet, por nuk ka prekur Chrome apo Maps deri më tani.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH