Aktualitet

Temperaturat ekstreme, disa këshilla për të mundur vapën

Shkruar nga Liberale

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një vale e të nxehtit afrikan dhe temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius. Në disa zona termometri ka regjistruar dhe temperatura deri në 42 gradë.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot disa këshilla se si mund të shmanget vapa në këto ditë Vere.

Sipas ISHP duhet patur shumë kujdes që të mos kryhet aktivitet i fuqishëm fizik gjatë periudhës së nxehtë të ditës. Po ashtu duhen shmangur pijet e nxehta, si kafe, çaj apo dhe ushqimet e nxehta pasi rrisin dehidratimin.

Kujdes të shtuar duhet të kenë të moshuarit dhe fëmijët dhe veshja duhet sa më e lehtë, si dhe këshillohet mbajtja e kapelës dhe syzeve.

Në këto ditë të nxehta sipas ekspertëve duhet që të konsumohen ushqime të freskëta dhe të pihet sa më shumë ujë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH