Aktualitet

Nafta kontrabandë në anijen e bllokuar në Durrës, Tedi Blushi: Bekuesi është vetë Rama

Shkruar nga Liberale
Nafta kontrabandë në anijen e bllokuar në Durrës, Tedi

I ftuar në rubrikën "Opinion" në News24, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për naftën kontrabandë nga Libia.

Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama si bekuesin e kësaj kontrabande.

“Kërkojmë nga qeveria dhe institucionet të bëjnë publike emrat e porositësve të naftës nga Libia. Shteti shqiptar edhe si anëtar i NATO-s është në dijeni. Bekuesi i kësaj kontrabande të naftës është vetë kryeministri Edi Rama, pasi nuk mund të niset një anije kontrabandë sa kohë nuk do të kishte garanci që kjo naftë do të shkarkojë diku”, tha Blushi.

Anija Queen Majeba me flamur kamerunas, por me kapiten libian u bllokua sot në Portin e Durrësit, pasi transportonte një sasi prej 2272 tonë naftë kontrabandë nga Libia në Shqipëri. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH