Aktualitet

"Djali është në intubim", flet nëna e 43 vjeçarit me aftësi ndryshe që u dhunua në Lushnjë: Mos ta kishin gditur në kokë

Shkruar nga Liberale

"Djali është në intubim", flet nëna e 43

Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinjë pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar se i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dy autorët e sulmuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në të dëgjuar dhe në të folur në mes të rrugës, duke e goditur me grushte, shqelma dhe gurë. Për pasojë, Hysi mori dëmtime të rënda në kokë dhe trup dhe prej një jave ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.

Deklarata e Fatbardha Hysit: Djali ishte në xhami, shkonte çdo ditë hante iftarin. Ora ka qenë 8:20. Ata rrinë atje, ai kishte dalë vetëm atë natë. Nuk e di a i njeh, ata janë adoleshentë. Asnjërin nuk njoh, vetëm atë me mbiemër Korreshi njoh, atë tjetrin jo. Nuk jetojmë në një lagje, kemi 18 vite që kemi ikur. Ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në xhami. Fabjoli mbante ramazan, konsumonte iftarin aty.

Xhamia është 100 metër larg kryqëzimit, ai ishte vëtëm. Problemi i tij është që nuk dëgjon dhe nuk flet, ka bërë shkollën në medrese, 8-vjeçare. Nuk ka pasur shkollë tjetër te në. Është i aftë të lëviz, nuk ka probleme të tilla.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë konflikt nuk ka pasur. Do ta kenë ngacmuar dhe bulizuar ata. Ai nuk është përgjigjur, se po të ishte përgjigjur do ishin vrarë ata, do ishin me gjak. Policia të pyes në shkolla se si janë ata fëmijë. Si përgjigjen, si janë me shokët. Njëri është në vit të 2 në gjimnaz, atë tjetrin nuk e di. Policia nuk na ka thënë asgjë, do shkoj të bëj kallëzim, sepse nuk di asgjë.

Fabjoli  është në reanimacion, i intibuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja, shokët e tij i ka ndihmuar, nuk ka qenë i bullizuar.

Familja e 17-vjeçari nuk u përmend, të paktën të thoshte të na falësh që ndodhi kjo. Se dhe unë nënë jam, i di problemet sociale për fëmijët.

Ai minoreni ka dalë nga burgu. Unë për atë familjen e adoleshentit do thoja të më kishte ardhur, se më njeh. Nënë e 17-vjeçarit është edhe mësuese. Familjen e tjetrit nuk e njoh.
 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH