Aktualitet

10 milionë euro për transportin e fletëve të votimit për emigrantët në 85 shtete

Shkruar nga Liberale
10 milionë euro për transportin e fletëve të votimit

10 milionë euro do të kushtojë vetëm transporti i fletëve të votimit të emigrantëve.

Shpërndarja e 245,808 zarfeve do të bëhet në 85 shtete të botës, nga kompania e huaj shumëkombëshe DHL, e themeluar në SHBA.

Kostoja për një fletë votimi shkon mesatarisht 40 euro.

Numrin e emigrantëve shqiptarë që e kanë fituar të drejtën e votës e kryesojnë Greqia dhe Italia, të ndjekura nga shtetet e tjera.

Fletët e votimit pritet të dërgohen në diasporë në 10 prill, ndërsa mbërritja e tyre duhet të bëhet deri në orën 19:00 të datës 11 Maj.

Fleta e votimit do t’u shkojë emigrantëve e vulosur në një zarf, i cili mban një barkod me informacionet për zgjedhësin, shtetin ku banon dhe qarkun për të cilin voton.

Zarfi duhet të hapet me kujdes, pa u dëmtuar ku brenda do të ketë fletën e votimit.

Zgjedhësi do duhet të bëjë shënimin brenda një kolone, të palosë fletën e votimit dhe ta vendosë brenda zarfit. Mbi zarf, apo edhe te fleta e votimit, nuk duhet të ketë asnjë shënim.

Votuesi nga diaspora nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë proces.

Brenda fletës së votimit do të jetë edhe një udhëzues në mënyrë që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë korrekte dhe të shmanget sa më shumë pavlefshmëria e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH