Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira në vend, por çfarë sjellin orët e pasdites?

Shkruar nga Liberale
Kthjellime dhe vranësira në vend, por çfarë sjellin

Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë veriperëndimore.

Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dyte e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër do të ketë reshje të pakta shiu ndërsa rrebeshe priten në zonat Jugore; në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH