Aktualitet

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij kontributi i veçantë i Nolit

Shkruar nga Liberale

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, duke u ulur në fronin më të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky moment shënon fillimin e ushtrimit të detyrës së tij si udhëheqës i Kishës Ortodokse në vend, duke hapur kështu një kapitull të ri në historinë e kishës shqiptare.

Ceremonia nisi me hyrjen e Kryepiskopit të ri në kishën katedrale, në prani të përfaqësuesve të të gjitha Kishave Orthodhokse, përfaqësive diplomatike, krerëve fetarë, zyrtarëve të qeverisë dhe një numri të madh besimtarësh. Pas hyrjes, nga Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, u lexua qarkorja e Sinodit të Shenjtë për shpalljen e Kryepiskopit të ri. Më pas, u zhvillua shërbesa e shenjtë sipas rregullit kishtar dhe vijuan fjalët përshëndetëse. I pari që mori fjalën ishte Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësi Nikolla, i cili, në emër të Sinodit të Shenjtë, i dorëzoi Kryepiskopit të ri shkopin kryebaritor. Më tej, fjalime mbajtën një klerik nga Kryepiskopata e Tiranës, Mitropoliti i Kalqedonës, z. Emanuel, përfaqësues i Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Vartholome dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Bajram Begaj.

Në fjalën e Fronëzimit, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Perëndisë dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në ringritjen dhe rrugëtimin e Kishës së Shqipërisë. I prekur, ai u shpreh: “Falënderojmë dhe nderojmë martirët e Ilirisë, të cilët përhapën dritën e besimit në trojet ku jetojmë, me gjakun dhe jetën e tyre; etërit dhe shenjtorët që ruajtën dritën e besimit ndër shekuj; si dhe dëshmorët e rinj, të cilët, në kohët më të vështira për Kishën dhe vendin tonë, dhanë jetën për të mbrojtur besimin, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre.”

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij

Kryepiskopi i ri përmendi në mënyrë të veçantë paraardhësit e tij, duke theksuar kontributin e veçantë të Theofan Nolit dhe të Kryepiskopit Anastas, për të cilin u shpreh: “Ai nuk u mjaftua vetëm në rindërtimin e mureve dhe të infrastrukturës fizike të Kishës, por përpjekja e tij thelbësore ishte të ndërtonte një Kishë ku Zoti të adhurohej ‘në shpirt dhe në të vërtetë’.”

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, shpalosi shtatë shtylla themelore të misionit të tij të ri: ruajtjen e Traditës së Shenjtë, forcimin e unitetit brenda Kishës, ruajtjen e ekuilibrit midis “Ungjillit të Mbretërisë” dhe “Ungjillit Social”, mbrojtjen e vlerave të martesës dhe të familjes, ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, inkurajimin e të rinjve për të dashur atdheun e tyre dhe për të mos e braktisur atë, si dhe kultivimin e marrëdhënieve me të gjitha Kishat dhe bashkësitë e tjera fetare. “Personalisht do të përpiqem me gjithë fuqinë time t’i shërbej grigjës që më është besuar nga Perëndia, duke pasur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se ‘Biri i njeriut nuk erdhi për t’u shërbyer, por për të shërbyer’,” përfundoi Fortlumturia e Tij.

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij

Qindra besimtarë, të pranishëm në ceremoni, ndoqën nga afër këtë ngjarje historike të rëndësishme për komunitetin ortodoks shqiptar, e cila shënon fronëzimin e parë të një kryepeshkopi shqiptar. Mungoi kryeministri Edi Rama, por në ceremoni morën pjesë përfaqësues të shtetit dhe politikës shqiptare, përfshirë Presidentin Bajram Begaj, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, zv.kryeministren Belinda Balluku, ministrat Pirro Vengu dhe Blendi Gonxhja, ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, deputetin Pandeli Majko, si dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij

Pjesëmarrës ishin gjithashtu krerët fetarë shqiptarë, përfshirë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Baba Mondi, kreun e KMSH-së Bujar Spahiu, dhe Kryetarin e Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta. Nga Greqia, ceremoninë e ndoqën Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe Ministrja e Edukimit dhe Fesë, si përfaqësues të shtetit grek.

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij

Një detaj i veçantë është mungesa e Kryeministrit grek Mitsotakis në këtë ngjarje, pas protagonizmit të tij në ceremoninë e lamtumirës së ish-kryepeshkopit të ndjerë, Anastas.

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan! Përmendet në fjalën e tij

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me emrin civil Fatmir Pelushi, ka lindur në Tiranë në vitin 1956. Ai u pagëzua fshehurazi në vitin 1979, gjatë periudhës së persekutimeve, nga atë Kozma Qirjo, i cili më vonë u bë Episkopi i Apolonisë. Ka ndjekur studimet në degën e Psikologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin Teologjik të Kryqit të Shenjtë në Boston, ku u dallua për rezultatet e tij të shkëlqyera. U dorëzua dhjak dhe prift në vitin 1994, ndërsa në vitin 1998 u zgjodh Mitropolit i Korçës, detyrë të cilën e mbajti për njëzet e shtatë vjet, duke zhvilluar një veprimtari të pasur baritore, shpirtërore dhe shoqërore. Ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë konferenca dhe dialogë ndërorthodhoksë dhe ndër të krishterë dhe ka shkruar e përkthyer një sërë veprash teologjike në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, ai do të ketë për detyrë të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, ku ka shërbyer pa ndërprerje që nga viti 1998. Anastasi i Krujës është i pritur të jetë pasuesi i Joanit në këtë detyrë, pasi është anëtar i Sinodit, por ende nuk është Mitropolit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH