Aktualitet

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet se çfarë sekuestroi SPAK

Shkruar nga Liberale
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet se çfarë sekuestroi

Zbardhen detaje të reja nga kontrolli që u zhvillua në 28 Mars në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli. Burime bëjnë me dije se në vendimin e gjykatës ishte specifikuar që të kontrollohet banesa ku jetojnë dy motrat dhe e prindërve të tyre, po ashtu të sekuestrohen edhe aparatet celularë.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi leje gjykatës për kontrolle për shkak të hetimeve që po kryen për shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin me qira më herët motrat Nikolli. Nga shpërthimi fatkeqësisht u lëndua fqinji i tyre Enea Thomaraj, i cili për shkak të plagëve në pjesën e kokën nga rënia e derës së banesës së tij qëndroi 3 muaj në koma dhe humbi jetën në 4 Tetor të 2024. I riu ishte pa asnjë precedent të mëparshëm penal. 

Po ashtu Klan News ka mësuar se operacioni i strukturave të policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit me vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV X1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH