Aktualitet

Rikthehet ora verore/ Të dielën akrepat zhvendosen 1 orë përpara

Shkruar nga Liberale

Rikthehet ora verore/ Të dielën akrepat zhvendosen 1 orë

Të dielën do të zgjohemi një orë më herët. Ashtu si dhe vitet e shkuara, të dielën e fundit të Marsit kalojmë në orën verore cka nënkupton më shumë orë me dritë dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi ndodh natën mes të shtunës dhe të dielës së  30 marsit   ku akrepat e ores do të  shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat do  zhvendosen 1 orë përpara  duke shënuar orën 3 çka nënkupton një orë gjumë më pak por edhe ditë me e gjatë.

Në pranverë, të gjitha vendet  e Europës do të  kalojnë në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumojnë më pak energji elektrike.

Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, për momentin kjo nismë ka mbetur e pazbatuar pasi nuk gjeti aprovim nga shtetet.

Impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH