Aktualitet

Vrau me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, dërgohet për gjykim autori Azgan Mërnica

Shkruar nga Liberale

Vrau me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”,

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorin e vrasjes së efektivit të Forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, në maj të vitit 2024.

Ngjarja ndodhi më 13 maj të viti të kaluar, në fshatin  Baltëz të Fierit, kur Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e policisë, në kohën kur ky i fundit mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja”.

Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për qytetarët.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur dhe ka qëlluar efektivin. 

Azgan Mërcnia akuzohet për veprat penale  ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH