Aktualitet

FOTO E DITËS: Familjarët e Martin Canit mbërrijnë në gjykatë, i pranishëm edhe shoku i të ndjerit, Luisi

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Familjarët e Martin Canit mbërrijnë në

Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet sërish ditën e sotme seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Mario Përlleshajt, i cili akuzohet për vrasjen e Martin Canit. Ngjarje kjo e ndodhur pak muaj më parë pranë shkollës "Sami Frashëri". 

Mësohet se në seancë, janë të pranishëm familjarët e Martinit të ndjerë tashmë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën, duke e lënë në qeli. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH