Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, raportohet për një të plagosur

Shkruar nga Liberale

Të shtëna  me armë zjarri në Kamëz, raportohet për

Të shtëna me armë zjarri raportohen se janë dëgjuar mesditën e sotme në Kamëz, si pasojë e një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një të plagosur në këmbë.

Kamëz/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH