Aktualitet

HISTORIKE/ Sot përkujtohet tragjedia e Otrantos, aty ku 28 vite më parë 83 shqiptarë humbën jetën

Shkruar nga Liberale

HISTORIKE/ Sot përkujtohet tragjedia e Otrantos, aty ku 28 vite më

Sot shënohen 28 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja ka ndodhur më 28 mars 1997, kur anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.

Ngjarja erdhi pas përplasjes së mjetit lundrues shqiptar me anijen ushtarake italiane “Sibila”. Aty ku humbën jetën 83 persona, ndërsa trupat e 23 viktimave nuk u gjeten kurrë.

Familjarët këtë 28 Mars kanë shkuar në varrezat ku prehen viktimat e tragjedisë së Otrantos.

Kujtojmë se eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit tonë fqinj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH