Aktualitet

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, letër KiE-së: Rama ka "zaptuar" Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Liberale

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, letër

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Kongresit të Autoriteteve lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për vënie nën kontrollin e drejtpërdrejtë të këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Bëhet me dije se në shkresën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Matthew Mori ata thonë se përmes ndërhyrjeve në shkelje të ligjit është cenuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe është margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja.

Sipas tyre, ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Duke dënuar fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës inkurajon institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH