Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion la lëshuar urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Xhovana dhe Alda Nikolli.
Këto të fundt ishin shënjestër e një atentati me tritol më 14 korrik të vitit të kaluar. Fatkeqësisht nga shpërthimi i tritolit në shtëpinë e tyre, u plagos rëndë dhe humbi jetën pas disa muajsh në spital fqinji i tyre, 29-vjeçari Enea Thomaraj.
Autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar nga policia, por nuk është arrestuar ende.
Ndërkohë, pas ngjarjes, njëra nga motrat, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si personin që urdhëroi vendosjen e tritolit, pasi Dumani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Xhanej, i arrestuar.
Shpërthimi me tritol po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një lidhje.