Banorët e Rrjollit kanë zhvendosur sot protestën në dyert e SPAK-ut, pasi kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonën ku ata banojnë.
Edhe pse banorët e Rrjollit në Velipojë kanë kërkuar vazhdimisht hetime nga prokuroria, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, tashmë protesta e tyre është përshkallëzuar.
Mësohet se përveç tubimit, ata kanë dorëzuar edhe dokumente shtesë në strukturën e posaçme.
Këta banorë akuzojnë emra konkretë për tjetërsimin e pronave të fshatit të tyre, duke shtuar se prona është tjetërsuar përmes praktikave të falsifikuara dhe se, sipas tyre, në këtë proces janë të përfshirë njerëz me pushtet.