Aktualitet

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, një i vrarë dhe një i plagosur, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, një i

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në Laknas të Kamzës, ku është qëlluar me armë zjarri 55-vjeçari Shefqet Hasa, i cili ka humbur jetën dhe nga të shtënat është plagosur, Besnik Keça. Konflikti dyshohet për motive pronësie, për një kanal. Policia ka prangosur autorin e ngjarjes, Maliq Marku.

Ngjarja, sqaroi policia, ndodhi në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH