Aktualitet

Tabaku: Premtimet e PD-së për shqiptarët kushtojnë 500 mln euro

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Premtimet e PD-së për shqiptarët kushtojnë 500 mln

Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se përmbushja e të gjitha premtimeve të PD do të kushtojë 500 milionë euro. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Tabaku tha se paratë për realizimin e premtimeve do të gjenden në buxhetin e shtetit.

“Çdo gjë është e llogaritur, secila prej premtimeve ka një kosto bashkangjitur. Totali i të gjitha premtimeve është 500 milionë euro. Por ne kemi një plan të shtrirë për zbatimin e tyre. Ndoshta rritja e pagave, pensioneve, janë elementë që i prekin qytetarët në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por ne do të ndryshojmë botëkuptimin. Është fatkeqësi që në 2021 ne diskutojmë për sigurimin me ujë të pijshëm, me energji elektrike dhe me ushqime. Këto duhet të ishin kaluar dhjetë vite më parë. Efekti pozitiv i vendosjes së taksës së sheshtë është 500 milionë euro. Ky efekt pozitiv shoqërohet edhe me një efekt negativ, që është 250 milionë euro. Ku do të gjendet kjo hapësirë? Është në buxhetin e shtetit ku çdo vit vidhen 300 milionë euro nga tenderat e koncesionet. Hapësirat në buxhetin e Shqipërisë përmes mirëmenaxhimit, realizimit të reformave dhe transparencës, siguron para të mjaftueshme në buxhet për të gjitha këto politika”, u shpreh Tabaku.

Tabaku u zotua se me ngjitjen e PD në pushtet, për banorët e prekur nga tërmeti do të bëhet disa herë më shumë seç po bën qeveria aktualisht.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH