Aktualitet

SPAK jep pretencën për 7 të akuzuarit, ja sa vite burg është kërkuar për ish-ministrin Lefter Koka

Shkruar nga Liberale
SPAK jep pretencën për 7 të akuzuarit, ja sa vite burg

SPAK dha pretencën për inceneratorin e Elbasanit.

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka është kërkuar 10 vite burg.

Me gjykim të shkurtuar dënimi i mundshëm i tij shkon në 6 vite e 8 muaj.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë euro për ndërtimin e 2 inceneratorëve. Ndërkohë për të përfshirët e tjerë në aferën e inceneratorit të Elbasanit SPAK ka kërkuar:

Alqi Bllako: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Mirel Mërtiri: 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Stela Gugallja: 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Klodjan Zoto: 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Pëllumb Abeshi: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Jonida Zeqo: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH