Kosova

"Si ndal dot lotët", flet gjyshi i trevjeçarit që u dhunua në çerdhe: Është i traumatizuar

Shkruar nga Liberale
"Si ndal dot lotët", flet gjyshi i trevjeçarit që u

Gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar në çerdhen private “Gëzimi ynë” në Kosovë ka treguar se vogëlushi është ende i traumatizuar dhe kërkon drejtësi nga organet kompetente.

Ai shpreson që ky të jetë rasti i fundit, duke shtuar se vogëlushi qan sa herë që ai e pyet për ngjarjen.

“Inshalla qoftë rasti i fundit ky. Jam gjysh i shumë nipërve dhe mbesave, dhe nuk dua që të dëgjoj keq për asnjë.

I besoj drejtësisë dhe shpresoj që të vihet në vend e drejta. Djali është ala i shqetësuar, vajza ende nuk ka shkuar në punë.

Djali është i shqetësuar, i zbehtë. I thash; kallëzoj gjyshit dhe ai nis të qajë. Nuk ka dashur hiç të flasë, qan.

Me kohën me psikologë, do i kalojmë të gjitha. Vajza është e shqetësuar shumë, si ndal dot lotët.”, është shprehur ai.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH