Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka nxjerrë të dhënat, ku sipas tij, ka më shumë vota të numëruara se sa zarfe të dërguara nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Berisha ka deklaruar se votat janë plotësuar nga patronazhistët, duke shtuar se “nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur”.
“Është proces i kriminalizuar, kurrë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet”, theksoi kryedemokrati, teksa nxorri të dhëna nga votat e diasporës.
Sali Berisha: Zarfet u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tirana, punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli manipulim të dalë jashtë kontrollit.
Ndër të tjera, dora e zeza e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Është proces i kriminalizuar, kurrë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet.
Vota të numëruara janë 12,290 kurse të dërguara janë 11,872. Kjo sepse ata që plotësuan zarfet nuk patën përmbajtje, tejkaluan edhe shifrat në Lezhë.
Dibër nga 77773 vota nga zarfa 7547të dërguara.
Në Tiranë 43773 vota, ndërsa zarfe të dërguara 42402. Nuk janë ngopur së futuri zarfa në kutitë që kanë ardhur", deklaroi Berisha.