Aktualitet

Si do të gjobiten qytetarët për mos mbajtjen e maskës në rrugë

               Publikuar në : 17:36 - 14/10/20 liberale

Nga dita e enjte Policia e Shtetit do të gjobisë qytetarët që nuk mbajnë maska, sipas Aktit Normativ që ka miratuar qeveria. Gjoba do të jetë 3 mijë lekë (të reja). Por si do të kontrollojë policia zbatimin e këtij rregulli?

Sipas Klan, për kontrollin e qytetarëve nuk do të ngrihen pika kontrolli në akset kyçe, siç ndodhi gjatë karantinës. Policia do të nxjerrë patrullat në terren, të cilat në momentin që konstatojnë qytetarët pa maska, vendosin gjobën nëpërmjet kartës së identitetit.

Nëse një person nuk ka kartë identiteti me vete, ose refuzon ta japë atë, atëherë do të shoqërohet në polici dhe do lirohet pas konfirmimit të saktë të identitetit.

Ndërkohë Policia Rrugore ka marrë përsipër që të konrollojë të gjitha mjetet e transportit publik dhe makinat private. Nëse në urbanë konstatohen punonjës ose qytetarë pa maskë, do të gjobiten nga rrugorët.

Ndërsa në rastet e ndalimit të makinave private, kur personat nuk kanë lidhje familjare, gjithashtu do të ndëshkohen. Policia vetëm do të vendosë gjobën dhe të dhënat më pas do kalojnë në sistemin e faturës së dritave.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back