Sociale

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë që përfitojnë

Shkruar nga Liberale

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë

“Së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve”

Janë 85 përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila shton se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve, për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

“85 janë përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja që të kenë një banesë, duke ua lehtësuar më tej jetesën mjekëve të rinj. Së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve, për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë”, shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH